Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për “Fem Fest”, 8 marsi nuk është festë, por protestë. Instalacioni “KËPUCËT E KUQE” në sheshin “Skënderbej” simbolizon fushatën kundër dhunës së grave në familje e shoqëri.
E nisur në Meksikë nga arkitektja Elina Chauvet si reagim ndaj vrasjes së motrës nga bashkëshorti, që prej vitit 2009, këpucët e kuqe mbush sheshet e qyteteve të mëdha të botës. Tashmë ky sensibilizim ka ndodhur edhe në Tiranë.
Organizatorja e “Fem Fest, Ilirjana Basha thotë se ne gratë duhet të jemi të bashkuara për t’i thënë stop dhunës, e cila nuk kursen as fëmijë
Marshimit iu bashkua edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili tha se do të miratohet një palë veprimi për t’i thënë “stop” dhunës me bazë gjinore. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e vë theksin te forcimi dhe zbatimi i ligjit kundër dhunës.
Aktivist dhe artiste janë bërë bashkë për të ndryshuar mentalitetin e kësaj dite që shpesh konsiderohet festë dhe jo protestë.
Këpucë të ndryshme grash, por edhe fëmijësh të kuqe ose të lyera me të kuqe, vijnë si simbol i gjakut të derdhur të grave/vajzave, po ashtu edhe si simbol dashurie e kujtese për gratë që nuk jetojnë më.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)