Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Industria e aviacionit çliron më shumë se 900 milionë ton CO2 çdo vit – rreth 3 % e të
gjitha emetimeve të karbonit të shkaktuara nga njeriu përmes aktiviteteve të tij.Dhe
ndikimi negativ në planet pritet të rritet me rritjen e numrit të pasagjerëve, si rezultat
edhe numrit të udhëtimeve. Pothuajse gjysma e të gjitha fluturimeve komerciale
raportohet se janë nën 800 kilometra që do të thotë se ka shumë potencial për të
reduktuar CO2 në këto udhëtime të shkurtra. Disa avionë , tashmë në zhvillim janë
të aftë për rreth 90 minuta fluturim me një karikim të vetëm.
Disa vende tashmë po e ndjekin këtë përparim dhe po investojnë në teknologjinë për të bërë të mundur
udhëtimet me aeroplane elektrike. Norvegjia është një vend i tillë, pasi ka premtuar në
vitin 2018 se do t’i bëjë të gjitha fluturimet me distanca të shkurtra nga aeroportet e saj,
elektrike, deri në vitin 2040.Por, për të bërë të mundur kalimin në transportin me
emetime zero, duhet të angazhohen më shumë vende dhe linja ajrore.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)