Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se India do të shpallet në 2023-in si vendi më i populluar në botë, duke lënë në këtë mënyrë Kinën në vend të dytë.
India numëron plot 1,4 miliardë banorë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, i cili u publikua sot.
Raporti thekson se nivelet e larta të lindjeve mund të jenë një sfidë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Popullsia e botës vlerësohet të arrijë në 8 miliardë deri më 15 nëntor të këtij viti, mund të rritet në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 10.4 miliardë në vitin 2100 pasi niveli i vdekjeve mund ngadalësohet , sipas një raporti të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, shkruan abcnews.al.
Popullsia e Indisë ishte 1.21 miliardë në vitin 2011, sipas statistikave të vendit, i cili kryhet një herë në dekadë.
Qeveria ka shtyrë regjistrimin e vitit 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.
Në vitin 2021, shkalla mesatare e fertilitetit të popullsisë botërore ishte 2.3 lindje për grua gjatë jetës së tyre, duke rënë nga rreth 5 lindje në vitin 1950.
Fertiliteti global parashikohet të bjerë më tej në 2.1 lindje për grua deri në vitin 2050.
Kombet e Bashkuara kanë raportuar se më shumë se gjysma e rritjes së parashikuar të popullsisë globale deri në vitin 2050 do të jetë në tetë vende – Kongo, Egjipt, Etiopi, Indi, Nigeri, Pakistan, Filipine dhe Republikën e Bashkuar të Tanzanisë.
Vendet e Afrikës Sub-Sahariane pritet të kontribuojnë më shumë se gjysmën e rritjes së pritshme deri në vitin 2050.
Megjithatë, popullsia e 61 vendeve parashikohet të bjerë me 1% ose më shumë nga viti 2022 në 2050 për shkak të rënies së nivelit të lindjeve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)