play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Inaugurohet sheshi i Derviçanit “Konstantinos Mitsotakis”

today27/10/2023

Background
share close

Ashtu siç kishte premtuar, sheshi i restauruar në fshatin Derviçan të Dropullit, nuk do të mbajë vetëm emrin, por edhe bustin e kryeministrit të parë grek që e vizitoi më 1991, Konstantinos Mitsotakis. Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të të birit Kiriakos Mitcotakis, ceremonia u mbajt, edhe pse shefi i qeverisë shqiptare nuk e fshehu dëshirën që homologu grek të ishte i pranishëm.

“Do kisha dëshiruar shumë që sot të ishte këtu dhe Kiriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur, por me siguri dhe ai do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar, ku që nga sot, sheshi mban emrin e të atit.”

Por busti i njeriut të madh politik për Greqinë, jep mesazhet e duhura të fqinjësisë dhe vëllazërisë mes dy vendeve sipas kryeministrit Rama. Edhe pse nuk e adresoi në mënyrë direkte çështjen Beleri, Rama foli për kapriço politike që testojnë këto marrëdhënie.

“Fatkeqësisht hera-herës, politika elektorale me nevojat e saj jo domethënëse për fatet e vendeve dhe të popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë së plazmuar qysh në lindjen e kohërave mes fqinjëve si Shqipëria dhe Greqia, por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë të mos ndodhnin, siç mirë do ishte të mos ndodhin, por herë më lehtë dhe herë më vështirë kalojnë dhe sherret dhe keqkuptimet mes vëllezërish që jetojnë në shtëpi të ndryshme.”

Dhe një herë para banorëve të Derviçanit dhe të pranishmeve, u kujdes t’i tregonte se komuniteti grek është një pasuri për Shqipërinë, e që janë e trajtohen të barabartë njësoj si shqiptarëve.

“Ju e dini po ashtu se jeni për Shqipërinë një pasuri e çmuar, një urë e pazëvendësueshme fqinjësie të mirë më Greqinë, një lidhje e pandashme mendjesh e zemrash mes popujve, e cila, jo vetëm nuk këputet kurrë brenda njerëzve, por as nuk dobësohet dot, kur politika hyn në mes tyre së prapthi me tekat dhe arsyet e mos arsyes së saj.”

I pranishëm në inaugurimin e sheshit dhe të bustit të Konstantinos Mitsotakis, ishte deputeti i Demokracisë së Re, Dimitris Avramopulos, ai që e shoqëroi ish-kryeministrin në vizitën e tre dekadave më parë më parë në Dropull. Gjatë vizitës së tij në Gjirokastër, Kryeministri u ndal edhe në sheshin “Çerçiz Topulli”, ku inspektoi punimet restauruese, që do t’ia kthejnë sheshin vetëm këmbësorëve dhe në Pallatin e Sportit ku po vijojnë punimet për ta rijetëzuar.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *