Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, vazhdojnë përpjekjet titanike të forcave të shpëtimit në Turqi, për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti shkatërrues.
Ndërkohë, një imazh tronditës i artit dixhital, po bën xhiron e rrjetit. Vihet re ish-komandanti Rajonal i Shërbimit Zjarrfikës të Detit Egje, Panagiotis Kotridis, i cili mban në krahët e tij një nga fëmijët e shpëtuar nga tërmeti.
Ai ka dhënë një mesazh shumë domethënës përmes kësaj fotoje, krahas së cilës ka shkruar: “Për të nderuar kolegët që po japin maksimumin për të shpëtuar viktimat e tërmeteve në Turqi, bëra këtë foto. “UNE JAM KETU PER TY”.
“UNE JAM KETU PER TY”
“SENİN İÇİN BURADAYIM”.
Sakaq, fotografia që po bën xhiron e rrjetit është publikuar edhe nga një gazetar turk.
“Greqia që e kërcënuam ‘do të vijmë papritur një natë’ i dha një mësim humanizmi diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan gazetari HasanCucuk./abcnews.al
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)