play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

ICITAP trajnon punonjësit e AMP, Balla paralajmëron: Kemi Shefa Komisariati të kapur me presh në duar, por duhen rezultate në nivelet e larta

today29/02/2024

Background
share close

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga AMP-ja “të ngrejë stekën” në goditjen e korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, duke tejkaluar nivelin e derisotëm të shefave të Komisariatit.

Deklarata u bë në ceremoninë e certifikimit të punonjësve të trajnuar nga ICITAP në radhët e AMP.

“Kur erdha në korrik ju pyeta për Drejtorë dhe Shefa Komisariatesh të proceduar nga ana juaj. Më vjen mirë që në këto muaj kemi patur shefa Komisariati apo shefa Sektori të Policisë së Shtetit të kapur me presh në duar, por duhen edhe më shumë rezultate, edhe në nivele më të larta”, deklaroi ministri.

Deklarata e Ballës paralajmëron një tërmet në rangjet e larta të Policisë dhe se tashmë nuk është i paprekshëm, e madje mund të ketë edhe surpriza në të ardhmen.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme ishin të pranishëm, I Ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, deputetë e zyrtarë të MB-së, drejtuesit e misionit ICITAP etj.

Balla evidentoi gjithashtu se AMP ka 50% më shumë referime në këto 7 muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me pothuaj 2 herë më shumë punonjës policie të referuar, 257, ndër ta 78 punonjës të arrestuar apo me masa sigurie.

thënëse. Por duhen më shumë rezultate. Kalojeni pragun e shefave të komisariateve,” – theksoi Balla në fjalën e tij.

Në lidhje me punën e AMP, Balla tha se “keni gjithë mbështetjen, që kjo strukturë civile dhe inteligjente të kontrollojë veprimtarinë e plotë në përputhje me ligjin dhe Kodin Etik të Policisë, Gardës dhe Shërbimit zjarrfikës. Do bëj gjithçka që t’ju mundësojmë trajtimin e duhur financiar dhe t’ju përfshijmë në programet mbështetëse, si ai kredive të shtëpive”.

Ai shprehu mirënjohjen për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, agjencitë e saj, Ambasadën në Tiranë, duke nënvizuar asistencën e vazhdueshme të programit ICITAP në Shqipëri, në fuqizimin, modernizimin dhe në konsolidimin e kapaciteteve hetimore të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, – nënvizoi në fjalën e tij Balla, – u ngrit më shumë se 30 muaj më parë me një ligj të punuar bashkë me partnerët ndërkombëtarë, e në Parlament e kemi konsideruar si një ligj të rëndësisë së veçantë, të cilin e njoh mirë dhe e kam mirë parasysh sa pritshmëri kemi pasur kur e kemi miratuar”, tha ministri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *