play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Ibrahimaj: Javën e ardhshme do të shpërndahet shtesa e pagës për muajin prill dhe maj

today16/06/2023

Background
share close

Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj 'merr në dorë' kontrollin e brendshëm në  institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur  drejtuesit nuk zbatojnë ligjin - Shqiptarja.com

Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte është shprehur se duke filluar nga java e ardhshme të gjithë do të marrin shtesat e premtuara të pagës.

Ibrahimaj është shprehur se do të jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërsa duke filluar muajin e ardhshëm do të merren pagat e reja.

Prej gjithë këtij muaji ne kemi diskutuar për zbardhjen e vendimeve për pagat ato janë gati dhe javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat për muajin maj dhe prill”, ka thënë ministrja.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen e gazetares Erblina Mile të ABC News për Eurobondin, ministrja është shprehur se tashme Shqipëria e ka emëtuar eurobondin me vlerë 600 milionë euro.

Për eurobondin Shqipëria ka emëtuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro, kuponi ishte 5.9% ku pati një kërkesë të lartë për eurobondin, mbi dyfishin e vlerës së pranuar, ku tregon se  investitorët kanë interes në Shqipëri dhe ekonomia shqiptare është duke u rritur me hapa të qendrueshëm. Pati një kërkesë të lartë me dyfishin e vlerës së pranuar. Sa i përket normës së interes që ishte më e lartë se eurobondi i emëtuar, kjo vjen si pasojë e kushteve të shtrënguara si pasojë e kushteve për shkak të luftës në Ukrainë. Normat e interet në të gjithë botën janë rritur”, ka thënë ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%