play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Historike! Shqipëria hap sot negociatat me BE. Von der Leyen: Do t’i bashkohet mbrojtjes civile europiane

today19/07/2022

Background
share close

Historike! Sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE që shënon hapjen e negociatave për anëtarësim. Pjesë e këtij procesi është edhe Maqedonia e Veriut.

-Presidentja e KE Urusla Von Der Leyen, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Kryeministri maqedonas Kovaçevski dhe Kryeministri i Çekisë Petr Fiala u takuan në orën 08:30 në Bruksel.

-Në orën 09:00, 4 liderët mbajtën deklaratë për mediat. Ursula Von Der Leyen vlerësoi punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, benefiti i parë që do të përfitojë menjëherë Shqipëria do të jetë përfshirja në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa Maqedonia e Veriut do të ketë prezencë të FRONTEX në kufi.

Në orën 11:00 mbahet tryeza e parë ndërqeveritare, më pas do të ketë një tryezë të dytë në nivel teknik.

Ursula von der Leyen: Shqipëria hap sot negociatat me BE, do t’i bashkohet mbrojtjes civile europiane

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për procesin e hapjes së negociatave ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat nga Brukseli së bashku me Kryeministrin Edi Rama, atë maqedonas Kovaçevski dhe me Kryeministrin e Çekisë si vend që ka Presidencën e radhës së BE, tha se përfitimet pas këtij momenti do të jenë të menjëhershme.

Gjëja e parë që do të përfitojë Shqipëria me hapjen e negociatave do të jetë përfshirja e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Emergjencave Civile për t’u përballur me zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore.

“Çfarë momenti historik. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociata me BE dhe jam shumë e lumtur të jem këtu me ju. Ky është sukses i juaji dhe i qytetarëve tuaj. Keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. I keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm ku janë të detyrueshme por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës.

Pas Konferencës Ndërqeveritare sot, KE dhe ekipet negociues do fillojnë punën sot dhe shqyrtimi do të jetë hapi i hapë do bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet evropiane.

Pika e 2 është që do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Për shembull, Shqipëria do bashkohet me mbrojtjen civile europiane dhe kjo do rrisë përballjen që Shqipëria duhet të ketë mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspekte të tjera të dëmeve të tjera. BE do të jetë aty dhe do mbështesë sa herë do ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen e FRONTEX.

Dhe pika e tretë është që përfitimet do vijnë teksa ju do keni rrugën drejt BE. Do ketë rritje të investimeve, do ketë bashkëpunime në fusha kyçe. Do maksimizoni impaktin e fondeve të BE, punësime të reja, mundësi të reja dhe pikërisht për këtë gjë kanë pritur kaq gjatë qytetarëve tuaj.

Do t’u drejtohem personalisht, ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion, keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha, në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkëpunimin tuaj me vlerat evropiane”, tha Presidentja e KE-së.

Rama nga Brukseli: Faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua. Duhet të ndërtojmë një Shqipëri Europiane

Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i vendit Edi Rama ka falenderuar të gjithë që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama: Do të ia nisja me falenderime dhe padyshim që dua të falenderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtuar dhe të palodhur që të mbërrinim në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Shumë faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimin evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka deklaruar se duhet të ndërtojmë një Shqipëri Europiane, të fortë dhe një Ballkan të Hapur dhe demokratik.

Edi Rama: Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por është fundi i fillimit, situata është kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngrejmë të ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të hapur dhe demokratik.

Kryeministri i Çekisë: Shqipëria e Maqedonia e Veriut të anëtarësohen sa më shpejt në BE

Kryeministri i Çekisë Petr Fiala ka shprehur mbështetjen për rrugëtimin drejt BE-së të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në deklaratën për media nga Brukseli së bashku me Ursula Von Der Leyen, Ramën dhe Kovaçevskin, Petr Fiala tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë brenda BE-së.

Ai vlerësoi edhe punën e Presidencës franceze të BE-së që i dha zgjidhje ngërçit të vetos bullgare, duke hapur rrugën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të Presidencës çeke, Këshilli i BE i uroj të dy vendeve, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar tashmë shumë herë. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtën politikë sigurie me BE-në. Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë Presidencës tonë. Megjithatë, ne duhet të falenderojmë edhe Presidencën franceze për punën e tyre dhe dedikimin që na solli në këtë moment historik. Republika Çeke dhe e gjithë Europa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimitn evropian për demokracitë tona, zhvillimin ekonomik. E ardhmja e Bashkimit Europian është brenda BE-së. Ju uroj pikërisht anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane”, deklaroi Kryeministri i Republikës Çeke.

Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, ky ka qenë qëllimi ynë për shumë vite

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp së bashku me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është shprehur se anëtarësimi i RMV-së në Bashkimin Europian ka qenë qëllimi i këtij shteti prej disa vitesh.

Dimitar Kovaçevski: Në mënyrë të sigurt, po i bashkohemi familjes së madhe evropiane. Ky ka qenë qëllimi ynë strategjik për shumë vite. Të njohim dhe pranojmë propozimin evropian që morëm, zgjedhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe në disa kohë. Çdo gjë që është autentike e jonë, do të mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe BE do të jetë më i pasur dhe më i bashkuar në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe ato të civilizimit. Ne e kemi thënë se jemi partner i BE dhe do të vijojmë të funksiojmë në këtë mënyrë.

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski është shprehur se Republika e Maqedonisë së Veriut është gati për Bashkimin Europian.

Dimitar Kovaçevski: Ne jemi gati për BE-në. Sinqerisht jam shumë i lumtur së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikëpritje të BE-së. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do të jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do të na bëjë krenarë, një ditë që do të ofrojë siguri në të ardhmen evropiane. Ju faleminderit dhe iu uroj të gjithëve suksese.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *