play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Hiqet taksa e pronës për pensionistët, përjashtohen edhe …

today15/08/2023

Background
share close

Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa  - Business Magazine Albania

Pensionistët, personat me ndihmeë ekonomike si dhe invalidët do të përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme. Lavdrim Sahitaj, kreu i drejtorisë së përgjithshme të taksës dhe pasurisë në Ministrinë Financave shpjegon draftin i cili tashmë është hedhur në konsultim dhe kush përfiton.

“Kemi përjashtuar pensionistët, invalidët, ata që marrin ndihmë ekonomike, kemi përjashtuar nga taksa disa hotele që kanë brand-e turistike”, tha ai.

Qytetarët dhe bizneset do të paguajnë  taksën e pasurive të paluajtshme duke iu përafruar çmimit te tregut por taksa do të aplikohet sipas kategorive .Për banesat parashikohet që të aplikohet një taksë që varion nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës.

“Për banesat është parashikuar, ende jemi në diskutim, por propozimi është që të jemi në masë 1.0-0.2 % dhe për parcelat që janë për funksion tregtar të jenë nga 0.15-0.3% dhe për parcelat që janë prona bujqësore të jenë në njësinë 0.1-0.3 %”, tha ai.

Taksa e pronës për apartamentin e dytë parashikohet të jetë deri në dyfish më e lartë, ndërsa për banesën e parë parashikohet  një zbritje deri në 50%  të vlerës së banesës, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

“Për banesën e parë të gjithë qytetarët do kenë një bonus zbritje deri në 50% të vlerës së taksueshme të vlerës së pasurisë. I kemi të ndarë kategoritë sipas rretheve”, theksoi Sahitaj.

Këto ndryshime parashikohen të hyjnë në fuqi në vitin 2026.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *