play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hiqet ora policore, Komiteti i Ekspertëve rekomandon vaksinimin që nga mosha 12 vjeç

today02/03/2022

Background
share close

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Teksa është bërë me dije se situata epidemiologjike në vend  është përmirësuar dhe rastet kanë rënë ndjeshëm duke u rritur rrjedhimisht edhe numri i vaksinimeve, janë njoftuar masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi që nga data 3 mars.

Në fjalën e saj, Mira Rakacolli ka njoftuar se ora policore 23:00 deri në 06:00 do të hiqet dhe të gjithë qytetarët në Republikën e Shqipërisë do të udhëtojnë pa asnjë pengesë.

Ndërkohë që nga ana tjetër është bërë me dije se të gjithë fëmijët nga 12 vjeç e sipër do të duhet të nisin vaksinimin kundër COVID-19, teksa është ulur gjithashtu edhe koha e karantinimit për të gjithë personat që rezultojnë të infektuar nga virusi COVID-19.

“Ata që janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë nga 10 ditë që ka qenë. Vaksinimi do të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët.

Për të gjithë qytetarët që hujnë në vend vijon të jetë në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit apo testi PCR. Vazhdon të mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe masat për aktivitet kulturore dhe grumbullimi mbi 50 vetë.

Ora policore nuk do të jetë më, por ndryshimi i këtyre masava do të shkojë në përputhje me situatën.”– tha Rakacolli.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *