Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/08/2022
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se 3 të huajt që u kapën pranë uzinës së Gramshit do të hetohen sipas fakteve dhe rrethanave për të ndarë nëse kemi të bëjmë me turistë të pasionuar pas objekteve të luftës së ftohtë apo kanë pasur qëllim ndarjen e informacioneve që kërkohen nga shërbimet e huaja.
Në një konferencë për mediat me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Çuçi u shpreh se fakti që shtetasit e huaj kanë ushtruar dhunë ndaj personave përgjegjës që ruanin objektin ushtarak edhe pse i deklasifikuar si dhe pajisjet që kishin me vete i ka bërë ata objekt të hetimit nga Prokuroria e Elbasanit.
“Për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe ka një akuzë që nga Prokuroria Elbasan. Është një ngjarje që po hetojmë sipas fakteve dhe rrethanave, pavarësisht se objekti është i deklasifikuar për nga rrethana si kanë tentuar të hyjnë, pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha agresionin që kanë ushtruar këta janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Hetimi do të bëhet i plotë. Falenderojmë partnerët tanë që janë përgjigjur për të zbardhur në detaje historinë”, tha Çuçi.
2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë tashmë janë arrestuar për spiunazh. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.
Ata do të gjykohen dhe për dëmin që iu shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)