play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Hëna po tkurret, NASA: Po ftohet bërthama e krijohen tërmete, problem për astronautët!

today01/02/2024

Background
share close

Rajoni i Hënës, i vendosur në qendër të një gare të re ndërkombëtare hapësinore sepse mund të përmbajë akull, ka gjasa të jetë më pak mikpritës nga sa mendohej fillimisht thotë CNN.

Interesi për polin jugor hënor u rrit ndjeshëm vitin që shkoi kur sonda indiane Chandrayaan-3 bëri uljen e parë të suksesshme të butë në zonë, vetëm disa ditë pasi anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua gjatë përpjekjes për të bërë të njëjtën gjë. NASA e ka zgjedhur këtë rajon si vend uljeje për misionin e saj Artemis III, i cili mund të shënojë kthimin e astronautëve në Hënë në vitin 2026.

Kina gjithashtu ka plane për zonën në fjalë. Por një studim i financuar nga agjencia amerikane e hapësirës i bie kambanave të alarmit, pasi del në përfundimin se teksa  bërthama e Hënës gradualisht ftohet dhe tkurret, sipërfaqja e saj krijon disa rrudha, sic i quan ajo, dhe e gjithë kjo po pasohet nga të ashtuquajturat  “tërmete të hënës” që mund të zgjasin për orë të tëra, si dhe rrëshqitje të dheut.

Ashtu si pjesa tjetër e sipërfaqes së satelitit të vetëm natyror të Tokës, zona e polit jugor që është subjekt i një interesi kaq të madh është e prirur ndaj këtyre fenomeneve sizmike, duke paraqitur të vështirë uljen e misioneve e duke përbërë potencialisht një kërcënim për banorët dhe pajisjet e mundshme njerëzore atje në të ardhmen. Hëna është tkurrur me rreth 46 cm në perimetër gjatë disa miliona viteve të fundit, një shifër që është e konsiderueshme në aspektin gjeologjik, por shumë e vogël për të shkaktuar ndonjë efekt në planetin tonë.

Tërmeti më i fortë i regjistruar në Hënë ishte ekuivalent me magnitudë 5.0 në Tokë, por graviteti më i ulët i satelitit të Tokës do ta bënte atë të ndihej më i fortë se kaq.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *