play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Harry dhe William nuk janë pajtuar pavarësisht ribashkimit, flasin ekspertët

today12/09/2022

Background
share close

Princi William dhe Princi Harry u shfaqën së bashku më 10 shtator 2022, pasi gjyshja e tyre e dashur, Mbretëresha ndërroi jetë më 8 shtator 2022. Teksa paraqitja e përbashkët befasuese e Harry dhe William jashtë kështjellës Windsor la të kuptohej një ribashkim mes tyre, ekspertja mbretërore Ingrid Seward mendon ndryshe.

Duke folur për Mirror UK, Seward tha: “William, si vëllai i madh dhe më i moshuari mbretëror, ia zgjati dorën vëllait të tij më të vogël. Por fakti që ata e lanë mënjanë hatërmbetjen nuk do të thotë se janë pajtuar ose se do ta bëjnë.”

“Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë shumë dashuri mes tyre. Ata kishin gjithmonë dallimet e tyre, një rivalitet. Ne mendonim se ata ishin shumë të afërt, por ky ishte një iluzion,” vazhdoi ajo.

Seward më pas shtoi: “Unë besoj se ka një përplasje të personaliteteve. Ata janë krejt të ndryshëm. Williami ishte djali i favorizuar, trashëgimtari, më i rëndësishmi. Harry vjen pas tij. Princesha Anne dhe Margaret kanë folur për atë se si ndihej si fëmijë. Numri dy, në një hierarki si monarkia, nuk është gjithmonë një vend i mrekullueshëm për të qenë.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *