play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hapet zyra e ndihmës juridike falas në Korçë/ Ministri Manja kërkon votat e opozitës për miratimin e amnistisë

today12/01/2024

Background
share close

Sot në Korçë është përuruar zyra e ndihmës juridike falas, e cila do të ofrojë për të gjitha kategoritë në nevojë, shërbime juridike pa pagesë.

Nga Korça, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se një nga reformat në drejtësi është ndihma juridike falas, ku përfitojnë kategoritë vulnerabël dhe personat me aftësi të veçanta, kategori që nuk janë në gjendje ti marrin këto shërbime juridike me buxhetin e tyre personal.

Sot jam në Korçë, dhe sapo përuruam zyrën e ndihmës juridike falas e cila do të ofrojë për të gjitha kategoritë në nevojë shërbime juridike falas, të garantuara nga shteti. Është një projekt i financuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe UNDP, sigurisht në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të ndihmës juridike falas nëpërmjet buxhetit të shtetit. Shërbimet juridike falas apo në tërësi, janë shërbime që u takojnë qytetarëve si gjithë shërbimet e tjera, por janë të një natyre të veçantë sepse ofrohen nga autoritetet gjyqësore. Ndihma juridike falas ka si kategori përfituese kategoritë vulnerabël dhe personat me aftësi të veçanta, ka si target grup këto kategori që nuk janë në gjendje ti marrin këto shërbime juridike me buxhetin e tyre personal. Nëpërmjet kësaj zyre këto shërbime ua garanton shteti, qoftë ndihmën parësore ashtu edhe ndihmën dytësore pranë gjykatave. Kjo ka të bëjë me aksesin në drejtësi, asnjë qytetari nuk duhet ti mungojnë këto shërbime dhe shteti ka për detyrë tua garantojë. Ishte një nga risitë e reformës në drejtësi, dhe ky projekt është ndër më të suksesshmit që ministria e drejtësisë po implementon në territor nëpërmjet edhe donatorëve të huaj. Jemi prezent në 20 bashki të Shqipërisë, me zyrat tona të ndihmës juridike falas, 12 prej të cilave i kemi me donatorët, ndërsa 8 zyra të financuara tërësisht nga buxheti i shtetit. Ambicia dhe synimi ynë është të shtrihemi në të gjitha bashkitë e Shqipërisë”-tha Manja.

Manja tha se çështja e dosjeve në gjykata apo ngarkesa e tyre, është një problem që është një nga sfidat e reformës në drejtësi që Shqipëria ka sot.

“Edhe çështja e hartës së re gjyqësore që ka qenë mekanizëm ligjor shumë i debatuar dhe diskutuar, tashmë është realitet. Harta e re gjyqësore kishte qëllim të rriste efiçencën e sistemit të drejtësisë. Nuk dua të ndalem tek konfirmimi i hartës gjyqësore edhe nga gjykata kushtetuese, sepse është çështje e tejkaluar por kujdesi ynë është që qytetarëve tu garantohet akses te drejtësia. Edhe kjo zyrë që hapim sot shkon në të njëjtin drejtim. Tashmë çështja e dosjeve në gjykata apo ngarkesa e tyre, është një problem që është një nga sfidat e reformës në drejtësi që kemi sot. Kishte dosje të prapambetura edhe para reformës në drejtësi, por u krijua një mbivendosje dosjesh në të gjithë shkallët e sistemit të drejtësisë për shkak edhe të procesit të vettingut dhe largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ky proces. U krijuan një numër i mjaftueshëm vakancash në sistem, tashmë jemi në një realitet tjetër, sistemi i ri i drejtësisë është drejt konsolidimit së bashku me KLGJ kemi një strategji të qartë të eliminimit të kësaj ngarkese, jo vetëm nëpërmjet plotësimit të vakancave por dhe me shkurtimin e kohës së dhënies së drejtësisë. Dua tu jap një të dhënë, nga data 1 shkurt e vitit 2023, në kaluam me një gjykatë apeli të juridiksionit të përgjithshëm ku u mbyll dhe gjykata e apelit të Korçës. Efiçenca e pasjes së një gjykate apeli në Tiranë e ka shkurtuar kohën e dhënies së drejtësisë në gjykatën e apelit me 1 vit e gjysmë. Çka do të thotë që një gjykatë apeli që sot ka 26 gjyqtarë apo 30 gjyqtarë, kur të kompletohet me numrin e plotë të gjyqtarëve që janë 78, do të thotë që jo vetëm do eliminohet ngarkesa por do shkurtohet ndjeshëm koha e dhënies së drejtësisë. Ne na takon të kujdesemi që edhe qytetarët e Korçës, tu garantojmë aksesin në sistem që mos ju mungojnë shërbimet

I pyetur për ligjin e amnistisë, Manja kërkoi edhe votat e deputetëve të opozitës në Kuvend.

U përgjigjem të gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i amnistisë. Ministria e drejtësisë ka bërë detyrën, bëmë një draft të amnistisë, në vlerësimin tim si ministër është një amnisti e gjerë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane, dhe qëllimi është rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje, por ka dhe qëllimin se e lehtëson sistemin nga mbipopullimi. Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça tju bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri por qe e pamundur. Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia. Parlamenti fillon të hënën e javës që vjen dhe drafti i ligjit të amnistisë është një nga aktet që presin në tryezën e deputetëve të kuvendit të shqipërisë”-tha Manja.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *