Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kumbaro shkruan se risi do të jetë aplikimi vetëm nga strukturat akomoduese që ndodhen në vijën e parë të plazhit apo në afërsi.
“Sezoni veror 2025 nis që sot 🏖️🙌
📣 HAPET SISTEMI ONLINE 💻📲 në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara 📝
🗣Pas një pune të gjatë me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkitë, sollëm edhe përmirësimet ligjore që garantojnë:
👉 Dyfishimim e hapësirave publike 🏖️
👉 Shpërndarjen e tyre në gjithë vijën bregdetare 🌊
🏨 Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve, duke aplikuar TANI online, përmes linkut në E-Albania: https://e-albania.al/…/MTM/13881/MTM_13881_n3_s2_web.aspx
💻 Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 3️⃣0️⃣ ditë duke garantuar një proces të barabartë dhe transparent”, shkruan ajo.
Post comments (0)