play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Hapen nesër negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

today14/10/2024

Background
share close

Data 15 Tetor e vitit hyn në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur vendit tonë i mundësohet nisja e shqyrtimit të grup kapitujve të parë ato për çështjet themelore.

Një rrugë e gjatë që nis me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian. Pas 15 vitesh në 12 Qershor të vitit 2006 vendi ynë arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. BE është në këto tre dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë.

Pas pesë vitesh pritje me 24 Qershor 2014 Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është ndikuar ndjeshëm edhe nga dinamikat e zhvillimeve në gjirin e vetë Bashkimit Evropian.

Vendi ynë nuk arriti për dhjetë vitet në vijim të merrte një datë për hapjen faktike të negociatave i penguar edhe nga veto e Francës dhe Hollandës e deklaruar në vitin 2018 me pretendimet për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Për Shqipërinë kushtet themelore, përfshinin hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, prokurorisë anti-korrupsion, byrosë së hetimeve, përparimin e vetingut, ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.

Edhe pse Shqipëria nuk ka forca politike anti-perëndimore vonesat në procesin e integrimit kanë të bëjnë edhe me mungesën e konsesusit politik mes partive kryesore në vend për reformat e kërkuara nga Brukseli në vite.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *