Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një aksident i frikshëm është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Një drejtues motori për pak sa nuk humb jetën pasi merret para nga një kamion, duke e futur nën rrota.
Por si ndodhi ngjarja?
Siç shihet në pamje, motori po parakalon në krahun e djathtë kamionin që ecte në rrugë, ku në një moment një shofere grua ka hapur derën e makinës duke goditur motorin. Nga forca e goditjes motoristi ka përfunduar para kamionit dhe më pas nën kamion.
Fati ka dashur që ai të mos përfundoj nën rrota, por të dal i gjallë duke u zvarritur. Këto pamje janë publikuar në rrjet, duke kërkuar edhe sensibilizimin e shoferëve që të kryejnë sa më shumë kujdes, dhe të shikojnë në çdo moment kur hapin dyert e makinave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)