Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga Ekuadori është bërë viral një video ku shihet se si një grua u kthye në jetë, pasi doktorët e kishin deklaruar të vdekur.
Doktorët thanë se 76-vjeçarja Bella Montoya u shpall e vdekur në mesditë, kaloi 4 orë brenda në arkivol dhe në shtëpinë e funeralit tregoi sërish shenja jete.
“Nëna ime nisi të lëvizte dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën”, tha djali i saj Gilbert Balberán, për gazetën “El Universo”.
Në video, gruaja shihet duke marrë frymë me vështirësi. Familjarët njoftuan ambulancën dhe e moshuara u kthye në spital dhe u vendos në terapi intensive.
Ekspertët mendojnë se Montoya ka qenë në gjendje katalepsie, që është një “gjendje inaktiviteti dhe qëndrimi të palëvizur”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)