play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Gruaja e parë me ngjyrë në një monedhë amerikane

today14/01/2022

Background
share close

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me imazhin e Maya Angelou. Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane.

“Sa herë që ridizajnojmë monedhat tona, kemi mundësinë të themi diçka për vendin tonë, atë që vlerësojmë dhe se si kemi përparuar si shoqëri”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen. Monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha.

USA Autorin Maya AngelouMaya Angelou

Ndër gratë e tjera që do të shfaqen në monedha janë Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë; Wilma Mankiller, shefja e parë femër e Kombit Cherokee; Nina Otero-Warren, një nga luftëtaret për të drejtën e votës; dhe Anna May Wong, yll kinezo-amerikan i filmit.

Angelou u bë e njohur me botimin e autobiografisë së saj “I Know Why the Caged Bird Sings” në vitin 1969, një rrëfim i sinqertë i përdhunimeve dhe racizmit në jugun e veçuar. Ajo gjithashtu punoi me udhëheqësit e të drejtave civile Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X.

USA Maya AngelouBarack Obama dhe Maya Angelou

Angelou recitoi poemën në ceremoninë e inaugurimit të parë presidencial të Bill Clintonit. Në vitin 2010 Barack Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo vdiq në vitin 2014 në moshën 86 vjeçare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *