play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Grida Duma heq dorë nga mandati i deputetes së PD-së: Është vendimi i duhur

today08/11/2022

Background
share close

Grida Duma ka njoftuar lënien e mandatit të deputetes së PD-së. Gjatë fjalës së saj në një deklaratë për mediat, Grida Duma është shprehur se ky është vendimi i duhur teksa shpjegoi dhe arsyet e marrjes së këtij vendimi. Duma tha se nuk do jua falë kurrë atyre që me fjalët kundrejt saj, i kanë goditur shpirtërisht të birin.

Grida Duma: Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Nuk ua fal kurrë që në mes të gjitha fjalëve për mua, kanë goditur dhe kanë vrarë shpirtërisht djalin tim. Nuk e kam falur kurrë, nuk do ia fal kurrë dhe as do të ia harroj këtë politikës së llumit. Mbetem me ngushëllimin që së paku këto goditje për të të kenë qenë një mësim nëse mund të përfitohet nga e keqja për të mos u gënjyer nga fytyrat e gënjeshtra të kllounëve që do t’i shfaqen shumë në jetë, siç më janë shfaqur dhe mua. Herë pas here, dalin me fytyrën e ngrirë politikisht korrekte sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra shumëfytyrëshe të atyre të korruptuarve të cilët në një mënyrë apo tjetër teksa “mllaçisin” pazaret e veta, stërkalet e pështymës na bijnë të gjithëve. Mbetem me ngushëllimin që këto goditje kanë qenë një mësim për të mos u gënjyer nga fytyrat e kllonëve të cilat herë pas here dalin me figurën korrekte sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen shumë siç do t’i shfaqen shpesh shumë fytyra që janë zgërdhirje të atyre të korruptuarve. Nuk e kam lënë dhe nuk e kam lënë betejën me miq e kolegë të vyer edhe kur kemi vijuar fushata pa mjete dhe pa infrastrukturë. Kur veprimet e gabuara të lidershipit e lodhën dhe e gërryen forcën më të madhe, PD-në, qëndruam me ndershmëri, i qëndruam vendimit të shumicës që u thirr oborrove. Në situatën më të vështirë, kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin strategjik SHBA-në, të cilin vijoj të mendoj se duhet ta ketë përkrah. Sot para zgjedhjeve lokale, maksimizimi i forcës së PD-së nuk ka ndodhurMaksimizimi vjen me bashkimin dhe jo me copëzimin.

Gjatë fjalës së saj për mediat, Grida Duma ka vijuar duke theksuar arsyet e lënies së mandatit të deputetes së Partisë Demokratike.

Grida Duma: Do ta lë këtë mandat me besimin se siç kam ditur të bëj brenda politikës do të di të bëj dhe më shumë kudo që të jem si figurë politike. Jam e djathtë sepse u rrita si e djathtë, jam e djathtë sepse besoj tek individët e fortë dhe të vërtetët, tek ata që konkurrojnë si motor zhvillimi. Jam e djathtë sepse shpresoj se do të di të prodhoj prapë aq sa munda.

Grida Duma e filloi karrierën e saj politike si Zëvendësministre e Integrimeve Evropiane gjatë viteve 2011–2013. Në zgjedhjet vendore të 2015-ës u përfol se ajo do të kandidonte për Kryetare Bashkie në Tiranë por më pas u shpall kandidatura për Bashkinë e Durrësit. Ajo nuk arriti të fitonte votën popullore për t’u bërë kryetare bashkie.

Që nga viti 2014, ajo u bë Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është një figurë e spikatur mes demokratëve.

Në vitin 2017 Duma u zgjodh deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë duke përfaqësuar qarkun e Tiranës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *