Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Google| ka paditur prodhuesin e altoparlantëve “Sonos” për shkelje të pretenduar të patentave.
Në dy padi të paraqitura në gjykatën federale të Kalifornisë së fundi , kompania “Google” pretendon se teknologjia më e fundit e “ndihmës zanore” e “Sonos” shkel shtatë patenta të ndryshme që lidhen me teknologjinë e saj për “Google Assistant”.
Zëdhënësi i “Google”, José Castañeda tha se Sonos ka nisur një fushatë agresive dhe mashtruese kundër produkteve tona, në kurriz të klientëve tanë të përbashkët” dhe si rezultat paditë po ngrihen për të “mbrojtur teknologjinë tonë dhe për të sfiduar shkeljen e qartë dhe të vazhdueshme të patentave”.
“Sonos” prezantoi asistentin e vet zanor në qershor, duke i lejuar klientët të kontrollojnë altoparlantët e tyre duke përdorur komandat zanore duke nisur me shprehjen “Hej Sonos”.
Google kërkon një shumë të paspecifikuar dëmesh monetare dhe një urdhër që bllokon shkeljen e supozuar të “Sonos”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)