play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Google nderon modelen me një këmbë, Mama Cax

today08/02/2023

Background
share close

Aktivistja dhe modelja, Mama Cax ishte personifikimi i forcës. Ajo humbi njërën këmbë në moshën 14-vjeçare por kjo nuk e pengoi të bëhej një nga modelet më të famshme.

Mama Cax, modelja me një këmbë, gruaja që u bë sinonim i forcës, po nderohet nga Google me Doodle-n e sotëm. Mama Cax humbi këmbën në moshën 14-vjeçare nga kanceri i kockave, gjë që nuk e pengoi ambicien e saj për t’u bërë modele, aktiviste dhe blogere.

 

Cacsmy Brutus, siç ishte emri i saj i vërtetë, me origjinë nga Haiti, lindi në Brooklyn, Nju Jork më 20 nëntor 1989. Ajo u rrit në Haiti dhe në moshën 14-vjeçare u diagnostikua me osteosarkoma dhe kancer në mushkëri. Ajo iu nënshtrua një zëvendësimi të kofshës, i cili ishte i pasuksesshëm dhe këmba e saj e djathtë duhej të amputohej. Mjekët i dhanë asaj tre javë jetë. Megjithatë, ajo luftoi dhe arriti jo vetëm të jetojë shumë vite të tjera, por me punën e saj të dërgonte një mesazh kumbues.

 

Ajo u bë e famshme në të gjithë botën kur më 15 shtator 2016 u ftua në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në një sfilatë mode të organizuar nga çifti presidencial i atëhershëm, Barack dhe Michelle Obama. Në atë kohë ajo punonte në zyrën e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut ndërsa përfundonte studimet.

 

Në vitin 2017, Cax u shfaq në reklamën e saj të parë dhe së shpejti nënshkroi me agjencinë JAG Models në Nju Jork. Ajo sfiloi në pistë në shfaqjet për Chromat dhe Fenty Beauty të Rihanna-s. Ajo mori pjesë në fushatat reklamuese për Tommy Hilfiger dhe Sephora. Ajo eci në Javën e Modës në Nju Jork në vitin 2018 dhe atë vit, ajo bëri kopertinën e Teen Vogue me Jillian Mercado dhe Chelsea Werner.

Në vitin 2019, Cax u bë fytyra e Olay në fushatën e kompanisë kundër diellit. Megjithatë, ndërsa ishte në Angli në dhjetor 2019, Mama Cax u shtrua në Spitalin Mbretëror të Londrës me dhimbje të forta barku dhe mpiksje gjaku në mushkëri. Ajo vdiq në spital më 16 dhjetor 2019.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *