play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Godinat e rikonstruktuara të konvikteve/ Rama: Kategoria A në BE, Qyteti Studenti mishëron transformimin e Shqipërisë

today03/02/2025

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka thënë se këto godina tashmë janë me kushte bashkëkohore që nga dhomat e studentëve, sallat e leximit, internet falas etj. Rama u shpreh se vazhdojnë të punojnë duke i qëndruar besnikë angazhimeve të marra dhe për të bërë çdo gjë që kanë premtuar për studentët.

“Dua të ju kujtoj se edhe pse protesta e studentëve, protesta shumë e madhe e disa viteve më parë, ka mbaruar me kohë dhe mbase për shumë është harruar, ne vazhdojmë të punojmë duke i qëndruar besnik angazhimeve të marra dhe për të bërë çdo gjë që kemi premtuar. Natyrisht që gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë, punët nuk bëhen si komentet në Facebook që nuk kanë nevojë për kohë. Shpeshherë nuk reflektojnë asnjëlloj mendimi të thelluar.

Në fjalën e tij, Kryeministri është shprehur se me Kolegjin e Europës do të rritet dhe prestigji i Qytetit Studenti teksa ka shtuar se janë në plan shumë projekte të tjera përveç godinave të konvikteve.

“Nëse nuk e njeh këtë histori suksesi nuk kupton as se si shumëçka që ka nevojë të përmirësohet, duhet të përmirësohet. Ne jemi në një pozicion ku nga njëra anë kemi besim të madh të njerëzve dhe kemi nevojën e përditshme për t’u përmirësuar. Me Kolegjin e Europës do të rritet prestigji i Qytetit Studenti, do të bëhet një destinacion i një kategorie tjetër. Janë edhe një sërë godinash të tjera, ku synimi ynë është të bëjmë një bibliotekë, është edhe mensa. Godina tjetër do të krijojë mundësi për të pasur aktivitete social-kulturore dhe godina ku do të jetë edhe pishina e parë olimpike në Shqipëri e mbyllur”, tha Kryeministri.

Rama shtoi se Qyteti Studenti e ka mishëruar transformimin e shtetit shqiptar në të gjitha aspektet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%