Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Argjentina dhe Kroacia vijojnë përgatitjet në prag të sfidës gjysmëfinale që zhvillohet të martën në stadiumin Lusail.
Tek albiçelestët situata nuk është aspak e qetë, kjo dhe për shkak të mungesave që skuadra do të ketë. Akunja dhe Montiel nuk do të jenë në dispozicion të Skalonit për shkak të kartonëve.
Rodrigo de Pol dhe Angel di Maria gjithashtu janë në dyshim, me mesfushorin e Atletikos së Madridit që po stërvitet ndryshe nga grupi. Në anën tjetër, sulmuesi argjentinas nuk po gjen formën e tij në ndeshjet me eliminim direkt. Nëse këta lojtarë konfirmohen jashtë listës, atëherë trajneri Lionel Skaloni duhet të përshtatë një tjetër skemë.
Në kampin kroat gjithçka është në rregull, teksa formacioni i teknikut Zlatko Daliç nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga ndeshja e kaluar. I vetmi futbollist që ndoshta pritet të nisë si titullar është autori i golit ndaj Brazilit, Petkoviç.
Argjentinasit vijnë pas fitores ndaj Holandës, ndërsa Kroacia eliminoi 5 herë kampionët e botës, Seleçao. Kujtojmë se dy skuadrat janë përballur dhe në vitin 2018, ku kroatët fituan me rezultatin 3-0.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)