play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu: Nuk kam bërë as më shumë as më pak, veçse detyrën time

today14/12/2023

Background
share close

Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së sotme në GJKKO për Gërdecin.

Ish-ministri Mediu tha se ka kërkuar që të dalë e vërteta dhe se do të paraqitet në çdo seancë.

“Dua të dalë e vërteta. U provua se kam vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e BE dhe të plotësimit të akteve ligjore. Ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile dhe ato ushtarake. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes. Ky demontim ishte çështje sigurisë, detyrim ligjor, çështje sigurie për Shqipërinë. Ka qenë një kërkesë sipas procedurave. Sesi është përzgjedhur vendi i demontimit, strukturat që kanë detyrimin ligjor përcaktojnë vlerësimin. Çdo urdhër ministri obligon me raportime përkatëse, përndryshe nuk kemi të bëjmë me strukturë të posaçme. Nuk kam bërë as më shumë as më pak, veçse detyrën time. Meqenëse është ngritur akuza që ministri ka krijuar dëm ekonomik, e para nuk ka ministri që thotë kush e paguan transportin.. .Këto kanë dalë nga stafet që përgatisin urdhrat. Në ministrinë e Mbrojtjes është bërë nga Forcat e Armatosura. Do të jem në çdo seancë të Gërdecit në të njëjtën mënyrë siç kam qenë. Ka një raport mujor të policisë ushtarake që i drejtohet edhe shefit të shtabit edhe ministri të Mbrojtjes. Në raportin për muajin maj është adresuar edhe me punimet e paligjshme në Gërdecin. Kompania kishte bërë shkelje, detyra e ministrit është të vlerësojë këtë shqetësim dhe ta adresojë. Unë nuk kam dijeni që ka pasur veprime mbrapa. Nuk ka një akt që unë ta kem neglizhuar dhe të mos e kem raportuar”-tha ndër të tjera ish ministri i mbrojtjes.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *