play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Gjykata e Bukureshtit lë në arrest shtëpiak Andrew Tate mes akuzave për trafikim dhe pastrim parash

today23/08/2024

Background
share close

Një gjykatë rumune ka urdhëruar që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak, pasi ai ishte ndër gjashtë personat e ndaluar në një hetim mbi trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.

Ish-kikboksieri profesionist dhe vëllai i tij, Tristan, ishin ndër gjashtë personat e ndaluar të mërkurën për 24 orë, pasi njësia anti-krim e Rumanisë kreu katër kontrolle shtëpiake në qarkun Ilfov dhe në komunën e Bukureshtit, sipas The Guardian.

Diicot kërkoi nga gjykata e Bukureshtit të arrestonte vëllezërit Tate për 30 ditë, por gjyqtari vendosi që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak dhe Tristan në kontroll gjyqësor për këtë periudhë, tha të enjten përfaqësuesja e tyre, Mateea Petrescu.

Vëllezërit Tate ishin akuzuar më parë në mesin e vitit 2023, së bashku me dy gra rumune, për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe grup kriminal për të shfrytëzuar seksualisht gratë, akuza që ata i mohuan.

Para ndalimit të tyre të fundit, vëllezërit ishin nën një ndalim udhëtimi, që u lejonte të udhëtonin brenda Rumanisë, por jo ta linin vendin.

Andrew Tate, i cili e përshkruan veten si një mizogjinist, ka fituar miliona fansa në rrjetet sociale duke promovuar një stil jetese që kritikët thonë se nënçmon gratë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *