Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/05/2024
Të rinjtë që lënë shkollën në Gjermani shpejt mund ta gjejnë veten të veshur ushtarë, sipas një ideje të re të qeverisë që kërkon të shtojë numrin e ushtarakëve prej frikës së një agresioni të mundshëm nga Rusia.
Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius, tha se do të kërkojnë rikthimin e rekrutimit të 18-vjeçarëve, i cili ishte ndaluar në vitin 2011.
Ushtria e vendit thotë se kërkon të mbushë 21,000 vende të lira ushtarësh, për të ruajtur kriteret e caktuara nga NATO.
Një prej tyre është shërbimi i detyrueshëm ushtarak për djemtë apo vajzat që mbushin 18 vjeç dhe nuk janë në institucione arsimi.
Sipas planit të gjithë 18 vjeçarët duhet të mbushin formularët dhe të kryejnë testime. Femrat mund të zgjedhin nëse të kontaktohen apo jo nga ushtria.
Pistorius tha se ‘ishte i bindur’ se vendi ka nevojë për ‘një lloj rekrutimi’, gjatë një vizite te fundit në SHBA.
Qëndrimi i tij kundërshtohet ashpër nga opozita CDU, e cila ishte në pushtet gjatë heqjes së shërbimit ushtarak.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)