Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mbetje mikroplastikë në borën e sapo rënë të Antarktidës. Studiuesit nga Universiteti i Canterbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende në Antarktidë dhe secila përmbante fragmente të vogla plastike. Mikroplastikët rrjedhin nga erozioni i materialeve plastike dhe janë më të vogla se një kokërr orizi – ndonjëherë edhe të padukshme me sy të lirë.
Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca për litër borë të shkrirë. Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalati (PET), i përdorur kryesisht në shishe dhe veshje të pijeve joalkoolike. Kjo u gjet në 79% të mostrave.
Studimet e mëparshme kanë gjetur ndotje mikroplastike në akullin e detit Antarktik dhe në ujërat sipërfaqësore, por ky është rasti i parë i raportuar në borë të freskët.
Një studim i madh i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences vitin e kaluar tha se mikroplastika po qarkullon në të gjithë globin, shpesh të transportuara nga pluhurat, era dhe rrymat e oqeanit. Në vitin 2020, studiuesit gjetën mikroplastikë pranë majës së malit Everest. Ato janë gjetur edhe në oqeane të thella.
Kjo formë e ndotjes mund të ketë efekte lokale dhe më të gjera.
“Mikroplastikët mund të kenë substanca të dëmshme të ngjitura në sipërfaqet e tyre si metalet e rënda, algat”, thotë Laura Revell, profesoreshë e asociuar në Universitetin Canterbury, e cila gjithashtu ishte e përfshirë në hulumtim.
Ekspertët thonë gjithashtu se njerëzit thithin dhe gëlltisin mikroplastikë nëpërmjet ajrit, ujit dhe ushqimit.
Nuk janë bërë shumë kërkime mbi ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut, por një studim nga Shkolla Mjekësore Hull York dhe Universiteti i Hull vitin e kaluar zbuloi se nivelet e larta të mikroplastikës së gëlltitur në trupin e njeriut kanë potencialin të shkaktojnë efekte të dëmshme, duke përfshirë vdekjen e qelizave dhe reaksione alergjike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)