Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2022
Në librin e ardhshëm biografik, “Dying of Politeness”, aktorja Geena Davis shpjegon eksperiencën toksike të punës me aktorin, Bill Murray, në sheshin e xhirimeve të filmit të vitit 1990, “Quick Change”.
Ajo e akuzon Murrayn për sjellje të papërshtatshme ndaj saj, gjatë audicioneve të para të filmit dhe më pas tregon se aktori ishte tepër agresiv me të gjatë xhirimeve të këtij projekti.
Aktorja e famshme e shtjelloi këtë eksperiencë edhe në një intervistën e fundit për gazetën, “The Times”.
“Sjellja e tij ishte shumë e keqe. Mënyra se si ai u soll me mua në takimin e parë ishte e tmerrshme. Është dashur të largohesha nga ai audicion, ose të paktën ta mbroja veten më shumë.
Por nëse do të veproja ashtu, atëherë nuk do ta kisha fituar rolin në film.
Kam mundur ta shmang trajtimin e keq të tij ndaj meje, nëse do të dija si të reagoja apo si të veproja gjatë atij takimi.
Por, fatkeqësisht unë isha person që nuk i pëlqeja konfrontimet dhe thjeshtë nuk reagova fare”.
FOTO nga xhirimet e filmit “Quick Change” (1990)
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)