play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Gati Banka Shqiptare për Zhvillim/ Rama: BSH, 250 mln Euro mbështetje për bujqësinë

today24/01/2025

Background
share close

Institucioni financiar italian me një eksperiencë 200-vjeçare “Cassa Depositi e Prestiti” do të asistojë qeverinë shqiptare dhe më pas, bashkëmenaxhojë me eksperten shqiptare, Bankën Shqiptare të Zhvillimit.

Qeveria, siç njoftoi Kryeministri është duke hartuar projektligjin për ndërtimin e kësaj banke, e cila do të menaxhojë fonde që do të krijohen nga grantet, huatë dhe do të financojë projekte në sektorët kyç të ekonomisë në mënyrë të veçantë, bujqësisë.

Ndërkohë që një tjetër program që synon mbështetjen e bujqësisë është garancia sovrane që qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion të skemës së Bankës së Shqipërisë për programin që kjo e fundit ka miratuar për kreditë e buta për biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus kryesor tek bujqësia, 250 milionë euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë ligj financimi edhe me një garanci sovrane, ky është volumi më i lartë i vënë në mbështetje me kredi të buta”, tha Rama

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%