Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/07/2022
Paraqitjet e fundit të skuadrave të Shqipërisë në Evropë ishin të dobëta dhe tani ka një alarm për sezonet e ardhshme. Vetëm 2 fitore 1-0 minimale u arritën nga Partizani dhe Laçi, nga 12 ndeshje në total që zhvilluan ekipet tona vajtje-ardhje.
Ekipet tona shënuan vetëm 7 gola, kundrejt 16 të pësuar. E thënë ndryshe, skuadrat shqiptare nuk rritën koeficientin e tyre në renditjen e UEFA, ndërsa kampionati shqiptar është në vendin e 48-të nga 55 vende pjesëmarrëse.
Nëse Abissnet Superiore do të zbriste edhe 3 vende, atëherë nga 4 skuadra që marrin pjesë në Kupat e Evropës, do të luanin 3, kampionia, nënkampionia dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë. Do të ishte një humbje e madhe për futbollin shqiptar, që edhe pse proklamohet me të madhe se është më lart se disa nga vendet e Ballkanit, fakt është se ndodhen më poshtë.
Mjafton shembulli i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me Shkëndijën e Tetovës, Shkupin dhe Ballkanin që ndodhen në turin e tretë të Conference League, për t’u dhënë leksionin e duhur skuadrave të Shqipërisë, të cilat kanë çfarë të mësojnë edhe vëllezërit e tyre në rajon.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)