Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Fustani rozë i stilit Marilyn Monroe i veshur nga ylli i popit Madonna në videoklipin e saj “Material Girl” të vitit 1984, bashkë me bateritë e grupit legjendar “Beatles”, janë disa nga artikujt që pritet të dalin në ankand në Kaliforni.
Fustani ikonë i mbretëreshës së popit së bashku me byzylykë me diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000 deri në 200,000 dollarë.
Veshja u shfaq fillimisht në një prodhim televiziv të vitit 1980 për aktoren e njohur Merlin Monroe dhe u mor me qera nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin e artistes.
Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në këngën “Diamonds are a Girl’s Best Friend” për filmin e vitit 1953 ‘Gentlemen Prefer Blondes.
“Është një nga veshjet më historike dhe ikonike të Madonna-s, shumë pak artikuj që janë kaq ikonë të saj janë në domenin publik,” thotë drejtori i ankandit Darren Julien.
Një bateri e rrallë nga grupi i parë i John Lennon dhe Paul McCartney, The Quarrymen, është gjithashtu në treg, me vlerësime midis 400,000 dhe 600,000 dollarë.
Gjithashtu në ankand do të dalë edhe një tekst original, në dorëskrim, i kompozitorit amerikan Bruce Springsteen dhe një e këngëtarit Bon Jovi, që ai veshi për kopertinën e albumit “Slippery when Wet” të vitit 1986.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)