Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ky është momenti i tmerrshëm kur pasagjerët ulen në karrige së bashku me jelekët e tyre të shpëtimit, ndërsa valët e mëdha rreth 21 metra përplasen me anijen në Detin e Veriut.
Në video shihen njerëz të panikosur që mbahen fort pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa anija lëkundet. Brian Launder, 75 vjeç, ishte pjesë e bordit të MS Maud me gruan e tij Carole për të festuar ditëlindjen e saj të 70-të. Ky ishte udhëtimi i tyre i parë me anije.
MS Maud u nis nga Tilbury Docks më 9 dhjetor, por u përplas me ujëra të trazuar dhe humbi fuqinë e motorit së bashku me të gjitha pajisjet e lundrimit më 21 dhjetor.
Launder, nga Richmond, North Yorkshire, tha se ai pa dallgë që preknin dritaren e kabinës së tyre, pavarësisht se ishte në katin e pestë dhe se uji vërshonte nëpër korridore.
Anija mbërriti më 23 dhjetor në Britani, ndërsa vetëm një pasagjer u plagos.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)