play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Franca mbështet zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

today22/11/2024

Background
share close

Nga një shtet skeptik për zgjerimin që pengoi madje për disa vite Shqipërinë, Franca është kthyer në një mbështetëse të flaktë për anëtarësimin në familjen evropiane të shteteve ballkanike. I dërguari special francez për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, ka deklaruar në konferencën e sigurisë në Beograd se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pritur shumë gjatë për anëtarësimin në BE dhe procesi tani duhet të përshpejtohet. Ai tha se ky proces duhet të ecë paralelisht me reformat e brendshme të BE-së.

“Mendoj se duhet qe t’i bëjmë të dyja proçeset paralelisht, zgjerimin e BE-së dhe reformimin e saj të brendshëm. Ne dëshirojmë të zgjerojmë Bashkimin Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe natyrisht edhe me Ukrainën dhe Moldavinë, por paralelisht me këtë, për shkak se kemi perspektivën e rritjes së numrit të vendeve anëtare, duhet qe të reformojmë veten,” tha Rene Troccaz.

“Është diçka që po ndodh. Ka diskutime. Duhet kohë, është e vërtetë ta thuash këtë. Mendoj se të dyja proçeset e zgjerimit nga njëra anë dhe reforma e BE-së nga ana tjetër jane proçese që do të ndihmojnë njëri-tjetrin. Kemi humbur kohë me Ballkanin Perëndimor, më shumë se 20 vjet. Tani duhet ta bëjmë këtë proçes më të shpejtë. Ne kemi parasysh faktin se disa vende po ecin mirë, por kemi parasysh që të gjitha vendet dëshirojnë t’i bashkohen Perëndimit, Bashkimit Evropian. Ne kemi tani qasjen graduale, e cila i mundëson një vendi që nuk është ende anëtar, por kandidat të përfitojë nga politikat e Bashkimit Evropian. Këtu e kam fjalën për Planin e Rritjes, i cili do të sjellë gjashtë miliardë euro për tre vitet e ardhshme,” u shpreh Rene Troccaz.

Kur është fjala për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë,  ai tha se është qartazi një nga tensionet që duhet tejkaluar në kontekstin e integrimit në BE dhe se ekziston një kornizë, marrëveshja Bruksel-Ohër.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *