Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ministre në Francë ka dalë në kopertinën e revistës “Playboy”.
Lajmi ka shkaktuar shumë polemika në Francë, sidomos pasi në Twitter, Marlene Schiappa ka mbrojtur zgjedhjen e saj duke shkruar “Për inat të të prapambeturve”.
Schiappa, e cila ka qenë ministre e qeverisë që nga viti 2017, u shfaq në kopertinën e revistës, ku dha edhe një intervistë ku foli për të drejtat e grave dhe LGBT.
Franca është aktualisht në grahmat e një krize politike dhe sociale të shkaktuar nga masa e presidentit francez Emmanuel Macron për të miratuar reformën e diskutueshme të pensioneve, pavarësisht kundërshtimit të madh të popullit.
Politikani francez, Jean Luc Mélenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022, kritikoi Schiappa dhe vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të dhënë një intervistë për revistën për fëmijë, Pif Gadget, këtë javë.
“Në një vend ku Presidenti shprehet në Pif dhe ministrja e tij në Playboy, problemi do të ishte opozita. Franca po del nga binarët,” shkroi Mélenchon në Twitter të shtunën.
Schiappa iu përgjigj kritikëve të saj në një postim në Twitter të shtunën, duke thënë: “Mbrojtja e të drejtave të grave për të pasur kontrollin e trupit të tyre, është kudo dhe gjatë gjithë kohës.
Në Francë, gratë janë të lira. Me gjithë respektin për keqbërësit dhe hipokritët.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin doli në mbrojtje të Schiappa-s gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve CNews të dielën duke e quajtur atë një “grua me karakter”.
“Doja të them se Marlene Schiappa është një politikane e guximshme femër që ka karakterin e saj dhe që ka stilin e saj, por që unë e respektoj”, tha ai
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)