Prej disa vitesh, ajo është pjesë e markës prestigjioze, për të cilën ka sfiluar në pararela, e ka realizuar fushata.
Edhe këtë herë ajo është shfaqur në fushatën e tyre të fundit, e shoqëruar mga djali i këngëtarit të famshëm italian Andrea Bocelli. Mateo është këngëtar dhe yll në ngjitje në tregun italian, e jo vetëm.
Sikurse mund të shihet në foto mes tyre ka kaq shumë kimi dhe dyshja duken perfekte krah njëri-tjetrit.
“Faleminderit shumë frymëzimit tim më të madh @paulmarciano që më bëri kaq të lumtur dhe më zgjodhi të jem pjesë e kësaj fushate me yllin dhe këngëtarin italian @matteobocelli, do të doja të falënderoja se je një artist i vërtetë dhe që më ke bërë të ndihem kaq mirë në praninë tënde.
Vajzat e mia të veçanta për të qeshurat e paharrueshme dhe shkrepjet e përjetshme @vicoolyasaida Ju dua shumë të dyjave!
I dashur @verofiore_pro që ishe pranë meje në momentet e mia më të lumtura dhe të stresuara. Jam shumë me fat që të kam.
Falenderoj të gjithë ekipin e Guess duke filluar nga @gretatalamoni që më ndihmoi me këshillat e saj të shkëlqyera dhe kujdesin e pakushtëzuar. Ju dua të gjithëve!
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme @mpauletss për videot e mrekullueshme dhe fjalimet e mrekullueshme motivuese.
Ju dua te gjitheve!!!”- shkroi Oriola në një status në Instagram.
View this post on Instagram
Post comments (0)