play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Fjalët sekrete që fsheh unaza e fejesës së Jennifer Lopez me Ben Affleck

today30/11/2022

Background
share close

Jennifer Lopez and Ben Affleck are engaged, again! What does her 'lucky' green diamond engagement ring mean and how will their families blend once they get married? | South China Morning Post

 

Pas fejesës dhe dy ceremonive të martesës me Ben Affleck, Jennifer Lopez ka folur në një intervistë të re për unazën me mesazhin “sekret” që i ka dhënë, një xhevahir me një gur të çmuar jeshil.

Brenda, siç tha këngëtarja 53-vjeçare, aktori 50-vjeçar kishte gdhendur mbishkrimin: “Nuk shkoj askund”. Një frazë tërheqëse personale, që ajo përdorte për të nënshkruar emailet e tyre kur ata filluan të komunikonin përsëri, shpjegoi Jlo.

Yjet filluan të takoheshin në korrik 2002 dhe vetëm disa muaj më vonë njoftuan fejesën e tyre, por dasma e tyre në shtator 2003 u anulua. Në vitin 2004 ata njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre.

Pasi u martuan me njerëz të ndryshëm dhe u ndanë, tani të dy prindër, ata u ribashkuan gati dy dekada më vonë, me thashetheme për unazën e fejesës që u pa në dorën e Lopez. Zgjedhja e gurit të çmuar në ngjyrën jeshile nuk ishte e rastësishme, siç ka thënë ylli i muzikës, teksa e cilëson si “ fatin” e saj: “Kam kuptuar që në shumë raste në jetën time kur kam veshur jeshile, kanë ndodhur gjëra të mahnitshme ”, ka komentuar ajo.

 

Çifti, i cili që atëherë u ka dhënë fotografëve foto të pafundme, u martuan më 16 korrik në një kishë në Las Vegas përpara se të vulosnin betimin e tyre me një ceremoni të dytë më 20 gusht para miqve dhe familjes në pronat e Affleck’s ne Georgia.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *