play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Fitorja në mediat polake: Me lojën dhe suksesin ndaj Moldavisë, Shqipëria konsiderohet si ekipi që kërcënon kreun

today19/06/2023

Background
share close

Fitorja e Shqipërisë ndaj Moldavisë ka tërhequr vëmendjen edhe në Poloni.

Mediat polake raportojnë se me paraqitjen që kuqezinjtë bënë në “Air Albania”, treguan se janë ekipi që mund të rrezikojë seriozisht Poloninë, por edhe Republikën Çeke në objektivin që kanë, kualifikimin në Euro 2024.

3 pikët e marra nga Shqipëria ishin të merituara sipas mediave polake, ndërsa përfaqësuesja e tyre do të luajë pikërisht me Moldavinë të martën në transfertë.

Në raundin e mëparshëm, Moldavia barazoi me Çekinë pa gola në Kishinjev. Në të njëjtën ditë, skuadra e Silvinjos u mund 1 – 0 në nga polakët në Varshavë.

Shqipëria gjendet në vend të tretë në renditje, me tri pikë të grumbulluara, po aq sa edhe Polonia, me të dyja skuadrat që kanë luajtur dy takime në fazën e grupeve.

Kryeson Republika Çeke me 7 pikë pas tri sfidave të zhvilluara.

Edhe presidenti i FSHF Armand Duka vlerësoi suksesin e arritur të kuqezinjve e u ndal te performanca mjaft e mirë e përfaqësueses si edhe atmosfera e krijuar nga tifozeria.

Por kreu i federatës kërkoi që ekipi të jetë i përulur e me këmbë në tokë për sfidën e radhës kundër Ishujve Faroe.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%