play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Fitoi çmimin e rëndësishëm me foto të realizuar nga inteligjenca artificiale, artisti e refuzon

today19/04/2023

Background
share close

Fituesi i një çmimi të madh fotografie ka refuzuar ta marrë atë, pasi zbuloi se puna e tij nuk ishte origjinale, por ishte krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

Fotoja e artistit gjerman Boris Eldagsen, e titulluar “Pseudomnesia” që tregonte një portret bardh e zi të dy grave nga breza të ndryshëm, fitoi kategorinë e hapur krijuese në çmimin Sony World Photography të javës së kaluar. Ai tha se e përdori foton për të testuar konkurrencën dhe për të krijuar një diskutim për të ardhmen e fotografisë.

Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e tij të internetit, Eldagsen pranoi se ishte treguar “i pafytyrë” që kishte marrë pjesë në konkurs me një foto të tillë, duke falënderuar gjyqtarët që përzgjodhën imazhin, ndërsa pyeti nëse ndonjë prej tyre “e dinte ose dyshonte se ishte inteligjenca artificiale?”

Imazhet e inteligjencës artificiale dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Ata janë entitete të ndryshme. Inteligjenca artificiale nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin”, tha ai.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gjithçka, nga shkrimi i këngëve dhe eseve, tek makinat pa shofer dhe zhvillimi i mjekësisë është debatuar gjerësisht muajt e fundit. Tani përshtatshmëria dhe dobia e saj në lidhje me fotografinë është vënë në fokus.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Fotografisë, tha se gjatë diskutimeve të tyre me artistin, përpara se ai të shpallej fitues, ai kishte konfirmuar se pjesa ishte një “bashkëkrijim” i imazhit duke përdorur inteligjencën artificiale.

Kategoria krijuese e konkursit të hapur mirëpret qasje të ndryshme eksperimentale për krijimin e imazheve. Si i tillë, pas korrespondencës sonë me Boris Eldagsen dhe garancive që ai dha, ne menduam se hyrja e tij përmbushte kriteret për këtë kategori dhe ne ishim mbështetës për pjesëmarrjen e tij. Për më tepër, ne prisnim të angazhoheshim në një diskutim më të thelluar mbi këtë temë. Por meqenëse ai tani ka vendosur të refuzojë çmimin e tij, ne kemi pezulluar aktivitetet tona me të dhe në përputhje me dëshirat e tij e kemi hequr atë nga konkursi“, thanë ata.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *