play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

today16/04/2024

Background
share close

Memorandum historik për modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës me standardet e Universitetit BOKU të Vjenës, një gur kilometrik për transformimin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Bujqësisë Anila Denaj firmosën me homologët austriakë, Ministrin Federal të Arsimit, Shkencës, Kërkimit Shkencor Martin Polaschek dhe Ministrit Federal të Bujqësisë Norbert Totschnig marrëveshjen që jetëson projektin ambicioz UBT2030, për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas modelit europian të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës BOKU të Vienës.

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimin për herë të parë të një marrëveshjeje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformuar dhe modernizuar Universitetin e Bujqësisë të Tiranës, duke standardizuar kurrikulën, përmirësuar kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkëta, me synim diplomat dyfishe me Universitetin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshjeje”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e konsideroi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, duke theksuar se është hera e parë që ndërmerret një reformë tërësore në një universitet publik në vend, duke synuar ndryshimin total të arkitekturës aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *