play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht

today23/01/2024

Background
share close

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi një marrëveshje që është firmosur në Shkup nga qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve.

Sipas lajmit, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan dje në Shkup, marrëveshjen në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë pune për vendet anëtare të kësaj nisme.

Për këtë marrëveshje është nënshkruar një protokoll për zbatimin e saj dhe kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Protokolli tjetër ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pra me kartë elektronike.

Nga pala serbe, këto dokumente janë nënshkruar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Financave Gojko Stanivukovic dhe në emër të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të ministrive të tyre kompetente.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha para nënshkrimit të protokollit, se këto dokumente do të mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës së vendeve të Ballkanit të Hapur.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%