Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/05/2022
Data 25 Maj do të jetë pushim, ditë pa makina dhe hyrja në Tiranë do të bëhet vetëm pas orës 18:00. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si pjesë e masave të marra për finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.
Bledi Çuçi: Sot qeveria mori vendimin që datën 25 (Maj) ta shpallë si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e Qarkut të Tiranës. Pra do të jetë ditë pushimi për të gjithë zyrtarët publikë të Qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdimin e masave që po marrim për të organizuar në mënyrë sa më shembullore një nga eventet më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë siç është finalja e Conference League, ku ne presim që të ketë një fluks njerëzish që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda për të ndjekur këtë finale. Deri më tani kemi një pritshmëri dhe interes nga gati 5-6 herë më shumë njerëz për bileta seç ka kapacitet stadiumi “Air Albania”. Kështu që ne po marrim masa që ajo ditë të jetë një ditë feste për të gjithë, jo vetëm për sportdashësit italianë dhe holandezë. Masa të tjera që janë po aq të rëndësishme dhe që duhet të komunikohen me publikun janë për atë që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. E para atë ditë, data 25 do të jetë një ditë pa makina. Nuk do të ketë në të gjithë Tiranën qarkullim të makinave, kuptohet përveç urgjencave dhe nevojave të të gjitha organeve që do të merren me mbarëvajtjen e eventit. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen në datën 25 deri në orën 18:00. Kushdo që do t’i bashkohet festës së finales së madhe në Tiranë në datën 25 që nuk është nga Tirana mund të vijë në Tiranë pas orës 18:00. Kështu do të garantojmë që i gjithë fluksi që besoj i paparë ndonjëherë në Tiranë për një kohë kaq të shkurtër të menaxhohet në mënyrë më shembullore për ta kthyer këtë event në një festë të madhe jo vetëm të sportdashësve italianë dhe holandezë, por të gjithë Shqipërisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)