Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Regjisorja franceze Justine Triet ka fituar Palmën e Artë (Palme d’Or) të këtij viti në Festivalin e Filmit në Kanë për “L’anatomie d’une chute” (Anatomy of a Fall), duke u bërë regjisorja e dytë solo femër në histori që fiton Palmën e Artë.
Juria, e kryesuar nga regjisori dy herë fitues i Palmës së Artë, Ruben Östlund (The Square, Triangle of Sadness) dhe regjisorët Maryam Touzani, Julia Ducournau, Rungano Nyoni, Damián Szifron, si dhe aktorët Denis Ménochet, Brie Larson zgjodhën “Anatomy of a Fall” nga 21 filma në konkurrim këtë vit – një përzgjedhje veçanërisht e fortë.
Filmi tregon historinë e një shkrimtareje që detyrohet të mbrohet në gjykatë pasi bëhet e dyshuara kryesore për vrasjen e burrit.
Lista e plotë e fituesve:
Palme d’Or: Anatomie d’une Chute (Anatomy of a Fall) (Justine Triet)
Çmimi i Madh: The Zone of Interest (Jonathan Glazer)
Regjisori më i mirë: Tran Anh Hung (La Passion de Dodin Bouffant – The Pot-au-feu)
Aktorja më e mirë: Merve Dizdar (About Dry Grasses)
Aktori më i mirë: Koji Yakusho (Perfect Days)
Skenari më i mirë: Yuji Sakamato (Monster)
Kamera e Artë: Inside the Yellow Cocoon Shell (Thien An Pham)
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër: 27 (Flóra Anna Buda)
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)