Filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me Jennifer Lopez në rolin kryesor po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë realizimi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit. Filmi thriller-aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri 1 në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime.
Filmi u shfaq premierë në shërbimin e transmetimit më 12 maj. Trilleri aksion, i cili ndjek një vrasëse të aftë që përpiqet të mbrojë vajzën e saj, është bërë me regji të Niki Caro. Gjithashtu, “The Mother” zuri vendin e parë në kategorinë e filmave në gjuhën angleze në listën e kësaj jave, pasuar nga “A Man Called Otto” dhe “The Croods”, në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.
Post comments (0)