Ferrari ka prezantuar makinën e re, me të cilën do të garojë në Botërorin e Formula 1 të këtij viti.
Njëvendëshja e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz quhet F1-75. Ajo është makina e shtatë që prezantohet, pas Haas, Red Bull, Aston Martin, McLaren, AlphaTauri dhe Williams.
Gjëja e parë që të bie në sy te Ferrari i ri është hunda shumë e hollë.
“Është një makinë radikale, ndryshe dhe e bukur”, tha spanjolli Sainz gjatë prezantimit.
Post comments (0)