play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“Faleminderit Shqipëri”, grekët e zonave të prekura nga zjarri bëjnë “shqiponjën”

today25/08/2023

Background
share close

Faleminderit Shqipëri", grekët e zonave të prekura nga zjarri bëjnë “ shqiponjën” - Euronews Albania

Dadias është një nga zonat më të prekura nga zjarret në prefekturën e Alexandroupolit.

Këtu shumica e banorëve janë larguar për shkak të frikës nga zjarri ndërkohë që shprehen të suprizuar se zjarrfikës nga Shqipëria kanë ardhur të ndihmojnë shtetit grek në këtë situatë të vështirë

Ata pak banorë që kanë ngelur në fshatin grek, shumicën e kohës luten me sytë nga kryqi I kishës.

Shpresa e vetme për ta ngelet tek Zoti, pasi ditët e fundit zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, duke u afruar edhe tek ta.

Euronews Albania i pyeti se si ata ndiheshin teksa vende të ndryshme kanë ardhur në ndihmë, një ndër to, edhe Shqipëria.

“Për 70 vite në këtë pyll nuk ka pasur zjarre, kujdesi ishte i madh por tani mushkëritë e fshatit nuk janë më. Faleminderit ju që keni ardhur, por nuk keni çfarë bëni më, këtu situata ka dalë jashtë kontrollit”, thotë Jorgos Babakis, banor.

“Shumë njerëz nga vende të ndryshme kane ardhur ne ndihme te Greqisë në këtë kohë, shoh pashe kamionët e Shqipërisë dhe ngela i suprizuar sepse marrëdhënia jonë këtë kohë nuk është shumë e mirë, por është mirë për Shqipërinë dhe Greqinë të qëndrojnë bashkë. Shpresoj që do bashkëpunojnë dhe marrëdhënia të jetë më e mirë në të ardhmen”, shprehet një tjetrë.

“Askush nuk është i sigurte ende ç’po ndodh këtu por po ndodh një katrahure këtu, kjo është e sigurte. Është një veprim i mirë nga Shqipëria sepse ne jemi afër me ju, të ndihmosh në këto momente është diçka unike, në qoftë se diçka ndodh në Shqipëri mendoj se edhe Greqia duhet të ndihmojë Shqipërinë”, thotë një vajzë e re.

Në përfundim të intervistës ajo bën dhe shqiponjën dykrenare, në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve që po ndihmojnë.

49 zjarrfikës nga Shqipëria dhe forca ushtarake po punojnë në zonën e Alexandroupoli për të vënë në kontroll flakët, edhe pse situata ka marrë përmasa të mëdha dhe fikja totale e tyre kërkon kohë.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *