play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Estetistët: Mos i shkulni thinjat, rrezikoni të mbeteni pa flokë

today07/06/2023

Background
share close

Shumë njerëz kur iu shfaqen thinjat e parë, mendojnë një zgjidhje shumë të shpejtë për t’i eleminuar…thjesht i shkulin. Por kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Jennifer Korab, estetiste e cila drejton një sallon në New Jersey – thotë se tërheqja e qimeve të caktuara mund të shkaktojë dëme të mëdha në folikulat e flokëve tuaj. Duke folur për Huffington Post UK, ekspertja shpjegoi:

“Duke shkulur flokët, ju mund të traumatizoni gjëndrën e flokëve, gjë që mund të çojë në infeksion apo edhe njolla tullace. Pra, mund të ndodhë që t’ju bien një tufë me flokë në vendin ku keni hequr një të vetme”.

Po ashtu ekziston edhe “miti” se shkulja e një thinje të vetme bën që disa të tjerë të shfaqen në vend të saj. Por kjo varet edhe nga gjenetika e gjithsecilit.

Me kalimin e kohës, flokët e një personi mesatar bëhen gjithnjë e më të hollë edhe pa shkulur fijet e humbura. Si rezultat, njerëzit që shkulin flokët e tyre do të përshpejtojnë shpejtësinë me të cilën flokët e tyre hollohen dhe bien. “Nëse e bëni zakon shkuljen kur më pak se 1% e kokës është gri, do të keni më pak flokë në kokë pas disa vitesh, kur 10% e flokëve janë thinjur.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *