Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tirana po bëhet gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nesër mbrëma. Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e 30 qershorit.
Këngëtari Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme. Shitja e biletave bëhet në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, qw vazhdon të jetë i hapur.
Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)