Kumbulla nuk gaboi thuajse në asnjë detaj, ndërsa në minutën e 87-të me kokë realizoi golin e dytë për verdhekuqtë duke i dhënë një bonus shumë të madh për ndeshjen e kthimit. Së bashku me El Shaarawy, Kumbulla ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, nota 7:
“Ky gol për mua më jep një emocion të jashtëzakonshëm, ka qenë gjithnjë objektivi im të shënoja poshtë Curva Sud. Ky gol ka një shije ndryshe, duke parë që kemi edhe ndeshjen e kthimit. Unë kam punuar gjithnjë në maksimum në stërvitje. Përpiqem gjithnjë të jap më të mirë dhe jam i lumtur”, u shpreh Marash Kumbulla pas ndeshjes.
Rikthimi i Kumbullës në këtë version është pa diskutim një lajm shumë i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho.
Post comments (0)