Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Edhe pse nuk arriti marrëveshje përfundimtare për blerjen e Twitter, miliarderi Elon Musk vazhdon investimet e konsiderueshme.
Këtë herë ka vendosur të ndërtojë një aeroport privat, shumë pranë Austin, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Planet konceptuale janë konfirmuar për aeroportin privat, i cili do të jetë afër Bastropit, raporton DailyMail. Vendndodhja e saktë ende nuk është bërë e ditur.
Përveçse do të shërbejë si vend për avionët privatë të miliarderit dhe drejtuesit e tij, aeroporti do të përdoret edhe nga zyrtarë të kompanisë, shumë prej të cilëve janë me bazë në Lone Star State. Musk aktualisht përdor një Gulfstream G650 të vitit 2015.
Miliarderi Elon Musk ka porositur një avion të ri që do të dorëzohet vitin e që vjen.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)